Sohel Rana, ish-zyrtari nga Bangladeshi i cili prej një viti mbahet i izoluar në Shqipëri, ka bërë kërkesë në Gjykatën e Lartë që të mos ekestradohet në vendin e tij, me pretendimin se atje mund ta vrasin.
Mësohet se Gjykata e Lartë ka marrë nën shqyrtimin kërkesën për ekstradimin e Sohel Rana për të cilën vendi i tij i origjinës kërkon përballjen me drejtësinë.
Ndërsa mësohet se është shtyrë dhe seanca gjyqësore ndaj tij pasi pritet t’i kërkohet një mendim edhe prokurorisë së përgjithshme mbi kërkesën për ekstradimin e tij.
Sohel Rana rezulton të jetë një ish-zyrtar i lartë i policisë së Bangladeshit i cili prej kohësh kërkohet nga drejtësia e Bangladeshit pasi dyshohet se ka gishtt në një skemë mashtrim financiar përmes kompanisë online E-Orange.
Mediat e huaja raportojnë se ai është i akuzuar në të paktën nëntë çështje penale në Daka, për përvetësim fondesh, mashtrim dhe pastrim parash, me një dëm ekonomik që kap shifrën afro 93 milionë euro.
Pas shpërthimit të skandalit financiar në vitin 2021, Rana u arratis nga Bangladeshi në Indi, ku u arrestua nga forcat kufitare indiane në tentativë për të kaluar në nepal. Asokohe ai u dënua me dy vite burg për hyrje të paligjshme dhe pas lirimit me kusht për arsye shëndetësore, arrit të zhdukej sërish.
Gjatë hetimeve të shtrira në një periudhë të gjatë kohore, hetuesit bangladeshas arritën të gjurmonin pas lëvizjet e tij në Portugali dhe më tej në Shqipëri, ku u arrestua më 1 shkurt të vitit të kaluar në aeroportin “Nënë Tereza” të Rinasit.
Mbrojtja e tij pretendon se nëse ekstradimi ndodh ai rrezikon të përballet me një dënim me vdekje.
I shpëtoi drejtësisë vendase dhe “ngeci” në Shqipëri! Ish-zyrtari bangladeshas kërkesë Gjykatës së Lartë: Mos më ekstradoni, atje do më vrasin 2026 IUSTITIA.BG – Investigations 2009-2025 2026-03-20 14:08:42
Lajmet e fundit, lajmet botërore dhe lajmet kombëtare me informacionet më të rëndësishme të ditës. Gjyqtari Petar Nizamov dhe Feathers Petar Nizamov ofrojnë analiza dhe hetime në Burgas dhe në të gjithë Bullgarinë. Lajmet e përditësuara mbi politikën, motin, koronavirusin, skandalet, gjykatat, prokuroritë dhe autoritetet lokale janë të disponueshme përmes televizionit, platformave online dhe rrjeteve sociale si Facebook, Instagram dhe YouTube. Avokatët, gjyqtarët dhe gjykatat trajtojnë çështje civile, penale, administrative dhe kushtetuese, duke garantuar procesin gjyqësor në Varna, Plovdiv, Sofje dhe Burgas. Faqet dhe portalet e lajmeve si Novinite, Bivol, Trud dhe Vesti BG ofrojnë mbulim të plotë 24-orësh, përfshirë lajmet më të komentuar dhe ekskluzive në Bullgari.


