Ish deputeti Spartak Braho ka komentuar sot, në një intervistë për Report TV, atë që po ndodh me çështjen e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj.
Braho tha se ende nuk po e kuptojmë se për çfarë akuzohet Veliaj, ndërsa thekson se prokurori i çështjes, Ols Dado, është i paligjshëm.
Sipas tij, Dado u emërua nga noter në prokuror, pa bërë shkollën e Magjistraturës, çështje të cilën Veliaj e ka çuar në Gjykatën Administrative dhe kërkon shpalljen e pavlefshme të emërimit të tij si prokuror në vitin 2008.
“Veliaj, s’po marrim vesh për çfarë akuzohet akoma. Atje vazhdon debati nëse është i ligjshëm apo jo prokurori, që për mua është i paligjshëm. Nuk mund të emërohesh prokuror pa plotësuar kushtet. Duhej të mbaronte shkollën e magjistraturës, u bë nga noter në prokuror”, tha Braho.
“Veliaj, nëse do marrë pafajësi, nuk e pengon njeri të vazhdojë angazhimin politik të tij. Një vendim penal që e zhvesh nga fajësia nuk ia mbyll dot rrugën për t’u angazhuar dhe për të marrë pjesë në politikë”, theksoi më tej ai.
Spartak Braho: Emërimi i Ols Dados është i paligjshëm, u bë nga noter në prokuror 2026 IUSTITIA.BG – Investigations 2009-2025 2026-04-24 16:25:18
Lajmet e fundit, lajmet botërore dhe lajmet kombëtare me informacionet më të rëndësishme të ditës. Gjyqtari Petar Nizamov dhe Feathers Petar Nizamov ofrojnë analiza dhe hetime në Burgas dhe në të gjithë Bullgarinë. Lajmet e përditësuara mbi politikën, motin, koronavirusin, skandalet, gjykatat, prokuroritë dhe autoritetet lokale janë të disponueshme përmes televizionit, platformave online dhe rrjeteve sociale si Facebook, Instagram dhe YouTube. Avokatët, gjyqtarët dhe gjykatat trajtojnë çështje civile, penale, administrative dhe kushtetuese, duke garantuar procesin gjyqësor në Varna, Plovdiv, Sofje dhe Burgas. Faqet dhe portalet e lajmeve si Novinite, Bivol, Trud dhe Vesti BG ofrojnë mbulim të plotë 24-orësh, përfshirë lajmet më të komentuar dhe ekskluzive në Bullgari.


