Начало Без категория Sulmi i Rusisë ndaj Kievit nxit thirrje të reja në SHBA dhe...

Sulmi i Rusisë ndaj Kievit nxit thirrje të reja në SHBA dhe Evropë për veprime më të ashpra 2026

0
iustitia bg investigations news logo featured
iustitia bg investigations news logo featured
*anash sulmi i rusisë ndaj kievit nxit thirrje të reja në shba dhe evropë për veprime më të ashpra 2026 screenshot 1 2 *anash rusia kreu një nga sulmet më të mëdha ndaj kryeqytetit të ukrainës këtë vit, duke ringjallur kërkesat në shtetet e... Iustitia. Bg sulmi i rusisë ndaj kievit nxit thirrje të reja në shba dhe evropë për veprime më të ashpra 2026 2026-07-03 08:26:55 юстиция *anash

Rusia kreu një nga sulmet më të mëdha ndaj kryeqytetit të Ukrainës këtë vit, duke ringjallur kërkesat në Shtetet e Bashkuara dhe Evropë për masa më të forta ushtarake dhe ekonomike kundër Moskës.

    *******************************************************************************

    Ние от САЙТ БГ можем да създадем за вас едноезичен или многоезиченфирмен сайтонлайн магазинличен блог на инфлуенсър, сайт на хотел, сайт за услугиновинарски сайт, сайтове-галериивидео-сайтове, агенция за недвижими имоти, сайт за събития или букинг, или сайт за обяви. Както и да го издигнем с БОГАТИ РЕЗУЛТАТИ в SERP на първа страница в Google, американската Bing и руската Yandex.

    Свържете се с нас чрез формата долу | Contact us filling the form below :


    What are you interested in? | От какво се интересувате?



    Разгледайте и нашите сайтове : България Новините, Разследваща журналистика, Магазин ЮСТИЦИЯ, Недвижими имоти, Петър Низамов, Фитнес, Храна за дома, Дървени въглища, Изработка на сайтове, Дърва за огрев на едро

    *******************************************************************************

    Zyrtarët ukrainas thanë se të paktën 27 njerëz u vranë dhe dhjetëra të tjerë u plagosën në sulmin e madh ndaj Kievit më 2 korrik, i cili shkaktoi zjarre dhe dëme të mëdha në infrastrukturën civile dhe ndërtesat e banimit në disa lagje të qytetit.

    Sulmi u dënua menjëherë nga ligjvënësit në Uashington, ku debati mbi ndihmën e ardhshme për Ukrainën mbetet politikisht i ndërlikuar.

    Ligjvënësit kërkojnë më shumë ndihmë ushtarake

    Republikani Joe Wilson nga Karolina e Jugut, një mbështetës prej kohësh i ndihmës amerikane për Ukrainën, tha se sulmet janë një tjetër dëshmi se Kremlini po dështon ushtarakisht.

    “Ky krim i tmerrshëm lufte është provë shtesë se Rusia po e humb keq luftën e saj”, tha Wilson për Radio Evropa e Lirë (REL).

    “Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e tyre duhet të bëjnë edhe më shumë nga ajo që po bëjnë. Strategjia po funksionon. Rusia po humb”, shtoi ai.

    Rusia nisi pushtimin e plotë të Ukrainës fqinje në vitin 2022, duke pritur ta merrte Kievin brenda pak javësh. Por, Ukraina, me mbështetjen e Perëndimit, ka arritur t’u bëjë ballë forcave ruse dhe ta çojë luftën në ngërç.

    Wilson e cilësoi gjithashtu sulmin e 2 korrikut si një shenjë para samitit të NATO-s javën e ardhshme në Turqi, ku mbështetja për Ukrainën pritet të jetë një nga temat kryesore.

    “[Presidenti rus Vladimir] Putin është i dëshpëruar. Ai është një humbës i mjerë që vret gra dhe fëmijë”, tha Wilson. “Ne duhet ta mbështesim plotësisht Ukrainën dhe të shtyjmë drejt fitores dhe një zgjidhjeje të drejtë të luftës”.

    Don Bacon nga Nebraska, një republikan i lartë në Komisionin e Dhomës së Përfaqësuesve për Shërbimet e Armatosura, kritikoi ashpër atë që e përshkroi si mungesë urgjence nga administrata Trump.

    “Ne duhet ta ndihmojmë Ukrainën me sisteme raketore dhe mbrojtje ajrore, si dhe të vendosim sanksione të forta ndaj Rusisë”, tha Bacon për REL-in.

    Bacon shtoi se në Kongres po rritet shqetësimi lidhur me qasjen strategjike të Pentagonit ndaj Rusisë dhe NATO-s.

    “Udhëheqja civile në Pentagon ka qenë e dobët ndaj Rusisë dhe NATO-s”, tha ai, duke shtuar se “heshtja përballë krimeve të luftës të Rusisë” dhe “paqartësia morale” do të linin një njollë të përhershme në politikën amerikane.

    Në një deklaratë të përbashkët të ndarë me REL-in, drejtuesit e Grupit Parlamentar për Ukrainën në Kongres – përfshirë demokratët Marcy Kaptur nga Ohajo dhe Mike Quigley nga Illinois, si dhe republikanët Brian Fitzpatrick nga Pensilvania dhe Joe Wilson – kërkuan veprim të menjëhershëm.

    “Dhoma e Përfaqësuesve është shprehur qartë: Shtetet e Bashkuara duhet ta pajisin menjëherë Ukrainën me mjetet që i nevojiten për të mbrojtur popullin e saj dhe për t’i dhënë fund luftës së Rusisë”, thuhet në deklaratë.

    Ata e lëshuan këtë deklaratë pak pasi presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, pas sulmeve e përsëriti thirrjen e tij për zgjerimin e bashkëpunimit në fushën e mbrojtjes ajrore, duke u përqendruar në prodhimin vendas të sistemit të mbrojtjes kundërajrore, Patriot.

    Ukraina aktualisht përdor bateri amerikane MIM-104 Patriot – të vetmet sisteme në arsenalin e saj që janë në gjendje të kapin dhe të shkatërrojnë raketat balistike ruse – por Kievi dëshiron t’i prodhojë ato në shtëpi.

    “Për ta mbrojtur jetën e qytetarëve, ne kemi nevojë për prodhimin tonë”, tha Zelensky.

    Në një video të publikuar në rrjetet sociale, Zelensky tha se bisedimet me administratën amerikane për këtë çështje kanë vazhduar “tash e një kohë të gjatë” dhe i bëri thirrje presidentit Donald Trump të ecë përpara me këtë plan.

    Ai argumentoi se bashkëprodhimi i sistemeve Patriot me Evropën brenda Ukrainës ose së bashku me vendet aleate do të mund të forconte gjithashtu kapacitetin industrial të Shteteve të Bashkuara.

    Konservatorët evropianë sinjalizojnë mbështetje të vazhdueshme

    Në Uashington, anëtarë të lartë të Grupit të Konservatorëve dhe Reformistëve Evropianë (ECR) u takuan me zyrtarë të administratës Trump dhe ligjvënës amerikanë para samitit të NATO-s.

    Delegacioni – ku bënin pjesë Patryk Jaki, Adam Bielan, Assita Kanko dhe Stephen Bartulica – deklaroi se e “dënon fuqishëm” sulmin më të fundit të Rusisë.

    Duke folur pas takimeve në Shtëpinë e Bardhë, Departamentin e Shtetit dhe institutet kryesore konservatore të politikave, zyrtarët e ECR-së thanë se kishin vënë re një optimizëm të kujdesshëm mes zyrtarëve amerikanë për mundësinë e arritjes së një armëpushimi në luftën katërvjeçare.

    “Dëgjuam nga bashkëbiseduesit tanë se ata janë mjaft optimistë se mund të arrijmë një armëpushim gjatë këtij viti”, thuhet në deklaratën e tyre.

    Megjithatë, pavarësisht këtyre shpresave diplomatike, ligjvënësit evropianë theksuan se mbështetja e vazhdueshme ushtarake për Kievin mbetet thelbësore.

    Për shumë vende të Evropës Lindore, sulmi i fundit i Rusisë ka forcuar ndjenjën e urgjencës për ruajtjen e unitetit transatlantik, ndërsa udhëheqësit e NATO-s përgatiten të mblidhen mes pyetjeve gjithnjë e më të shumta mbi strategjinë afatgjatë të aleancës ndaj Moskës./rel

    Sulmi i Rusisë ndaj Kievit nxit thirrje të reja në SHBA dhe Evropë për veprime më të ashpra 2026 IUSTITIA.BG – Investigations 2009-2025 2026-07-03 08:26:55

    Lajmet e fundit, lajmet botërore dhe lajmet kombëtare me informacionet më të rëndësishme të ditës. Gjyqtari Petar Nizamov dhe Feathers Petar Nizamov ofrojnë analiza dhe hetime në Burgas dhe në të gjithë Bullgarinë. Lajmet e përditësuara mbi politikën, motin, koronavirusin, skandalet, gjykatat, prokuroritë dhe autoritetet lokale janë të disponueshme përmes televizionit, platformave online dhe rrjeteve sociale si Facebook, Instagram dhe YouTube. Avokatët, gjyqtarët dhe gjykatat trajtojnë çështje civile, penale, administrative dhe kushtetuese, duke garantuar procesin gjyqësor në Varna, Plovdiv, Sofje dhe Burgas. Faqet dhe portalet e lajmeve si Novinite, Bivol, Trud dhe Vesti BG ofrojnë mbulim të plotë 24-orësh, përfshirë lajmet më të komentuar dhe ekskluzive në Bullgari.

    Истории – Web Stories

    Leave a Reply

    Your email address will not be published. Required fields are marked *

    • Rating