Apeli i GJKKO-së shtyu seancën ku do të shqyrtohej ankimi i kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, kundër vendimit të GJKKO-së për pezullimin e afateve të paraburgimit.
Apeli i GJKKO ka pranuar parregullsinë e mënyrës se si Veliaj është njoftuar në qeli për seancën që pritej të zhvillohej sot. Ndërkohë, seanca e radhës u la më datë 29 prill, ora 09:30.
Avokati Plarent Ndrecaj u shpreh se:
“Është një praktikë absurde antikushteuese dhe antikonventore dhe kjo është arsyeja që na bëri që të investojmë në Gjykatën e Apelit për të verifikuar këtë lloj vendimmarrje që bëri Gjykata e Shkallës së parë në seancën e datës 24.03.2026. Mund të them që ishte një, s’po them shkelje, por ishte një parregullsi në mënyrën se si është firmosur dhe për të mos u bërë shkak që cenohet vendimi, gjykata vendosi që ta shtyjë me 4 ditë. Patjetër që kemi një përllogaritje të këtyre afateve, por ajo që është më e rëndësishmja dhe më themelore është ndryshimi i kësaj praktike e cila po dëmton jo vetëm zotin Veliaj, por me ç’duket dhe me ç’kam kuptuar nga praktika që është instaluar po dëmton të gjithë paraburgosurit të cilët nuk kanë arsye pse t’u pezullohet paraburgimi për sa kohë që avokati i tyre apo ata personalisht vetë nuk kanë shkaqe të paligjshme për shtyrjen e seancave”, theksoi Ndreca.
Ndreca: …që unë mendoj që është një praktikë absurde antikushteuese dhe antikonventore dhe kjo është arsyeja që na bëri që të investojmë në Gjykatën e Apelit për të verifikuar këtë lloj vendimmarrje që bëri Gjykata e Shkallës së parë në seancën e datës 24.03.2026.
Pyetje: Avokat a morët përgjigje se përse nuk ishte njoftuar klienti juaj në procesin e mëparshëm dhe a ka marrë masa drejtoria e përgjithshme e burgjeve?
Ndreca: Jo nuk kam marrë informacion të tillë. Sot ishte njoftuar klienti, por u shty për shkak të një parregullsie që ishte tek ….nga ana e drejtuesit të institucionit të paraburgimit. Kjo ishte arsyeja që u shty sot ndërsa për seancën tjetër nuk kam informacion.
Pyetje: Cila ishte shkelja që ishte sot…
Ndreca: Mund të them që ishte një, s’po them shkelje, por ishte një parregullsi në mënyrën se si është firmosur dhe për të mos u bërë shkak që cenohet vendimi gjykata vendosi që ta shtyjë me 4 ditë. Patjetër që kemi një përllogaritje të këtyre afateve, por ajo që është më e rëndësishmja dhe më themelore është ndryshimi i kësaj praktike e cila po dëmton jo vetëm zotin Veliaj por me ç’duket dhe me ç’kam kuptuar nga praktika që është instaluar po dëmton të gjithë paraburgosurit të cilët nuk kanë arsye pse t’u pezullohet paraburgimi për sa kohë që avokati i tyre apo ata personalisht vetë nuk kanë shkaqe të paligjshme për shtyrjen e seancave.
Veliaj ankimoi pezullimin e afateve të paraburgimit, avokati: Është instaluar praktika e dënimit kolektiv 2026 IUSTITIA.BG – Investigations 2009-2025 2026-04-24 10:26:39
Lajmet e fundit, lajmet botërore dhe lajmet kombëtare me informacionet më të rëndësishme të ditës. Gjyqtari Petar Nizamov dhe Feathers Petar Nizamov ofrojnë analiza dhe hetime në Burgas dhe në të gjithë Bullgarinë. Lajmet e përditësuara mbi politikën, motin, koronavirusin, skandalet, gjykatat, prokuroritë dhe autoritetet lokale janë të disponueshme përmes televizionit, platformave online dhe rrjeteve sociale si Facebook, Instagram dhe YouTube. Avokatët, gjyqtarët dhe gjykatat trajtojnë çështje civile, penale, administrative dhe kushtetuese, duke garantuar procesin gjyqësor në Varna, Plovdiv, Sofje dhe Burgas. Faqet dhe portalet e lajmeve si Novinite, Bivol, Trud dhe Vesti BG ofrojnë mbulim të plotë 24-orësh, përfshirë lajmet më të komentuar dhe ekskluzive në Bullgari.




