Zjarri në malin e Shëngjinit, pranë rrugës kryesore në lagjen Sakë, vijon të jetë aktiv, duke djegur një sipërfaqe të konsiderueshme me shkurre dhe bimësi.
Flakët janë përhapur me shpejtësi si pasojë e erës së fortë që po fryn në zonë, ndërsa zjarrfikësit po hasin vështirësi për shkak të terrenit të vështirë për t’iu afruar vatrës së zjarrit.
Në terren janë angazhuar 6 automjete zjarrfikëse, të cilat po punojnë për izolimin dhe shuarjen e flakëve, me qëllim parandalimin e përhapjes së mëtejshme drejt zonave të banuara dhe bizneseve pranë rrugës.
Gjatë incidentit është raportuar edhe një shpërthim brenda vatrës së zjarrit. Si pasojë dyshohet se një gur ka goditur një të ri që po udhëtonte si pasagjer në një automjet në drejtim të Shëngjinit. I riu është transportuar menjëherë në Spitalin e Lezhës për ndihmë mjekësore.
Komisari i MZSH-së në Drejtorinë e Përgjithshme, Agustin Pepkolaj, tha se situata mbetet e vështirë, por po punohet intensivisht për shuarjen e flakëve.
“Situata është e vështirë, por të gjitha forcat zjarrfikëse të Bashkisë Lezhë dhe Vaut të Dejës janë këtu. Terreni nuk është i favorshëm, po ashtu edhe era po favorizon përhapjen e flakëve. Garantojmë qytetarët se po punohet për shuarjen e zjarrit. Në anë të rrugës janë një sërë biznesesh dhe kemi vendosur automjete zjarrfikëse për të mos lejuar dëme,” u shpreh ai.
Autoritetet po vijojnë punën për izolimin e plotë të zjarrit dhe parandalimin e rrezikut për zonat përreth.
VIDEO/ Vijon zjarri në malin e Shëngjinit, 6 zjarrfikëse në terren! Era favorizon përhapjen e flakëve 2026 IUSTITIA.BG – Investigations 2009-2025 2026-07-03 22:38:17
Lajmet e fundit, lajmet botërore dhe lajmet kombëtare me informacionet më të rëndësishme të ditës. Gjyqtari Petar Nizamov dhe Feathers Petar Nizamov ofrojnë analiza dhe hetime në Burgas dhe në të gjithë Bullgarinë. Lajmet e përditësuara mbi politikën, motin, koronavirusin, skandalet, gjykatat, prokuroritë dhe autoritetet lokale janë të disponueshme përmes televizionit, platformave online dhe rrjeteve sociale si Facebook, Instagram dhe YouTube. Avokatët, gjyqtarët dhe gjykatat trajtojnë çështje civile, penale, administrative dhe kushtetuese, duke garantuar procesin gjyqësor në Varna, Plovdiv, Sofje dhe Burgas. Faqet dhe portalet e lajmeve si Novinite, Bivol, Trud dhe Vesti BG ofrojnë mbulim të plotë 24-orësh, përfshirë lajmet më të komentuar dhe ekskluzive në Bullgari.


