Politikani Enkelejd Alibeaj ka ngritur alarmin se ish-drejtoresha e SHISH Vlora Hyseni mund të përdorë informacione dhe dosje për të goditur persona dhe institucione të ndryshme.
Kolumbia sekuestron 7.6 ton kokainë, destinacion ishte Holanda 2026
I ftuar në emisionin “Off the Record” nga Andrea Danglli në A2 CNN, Alibeaj tha se sjellja e Hysenit, përbën një qasje shantazhuese dhe në shënjestër mund të jenë prokurorë, gjyqtarë, apo vet kryeministri. Sipas Alibeajt Hyseni nuk është vetëm, por është një inxhinieri e tërë njerëzish që janë në të njëjtin hall.
“Më e rënda është sjellja që ka mbajtur zonja (Vlora Hyseni). Është qasja për të bërë shantazh. E bëri sot. Pra ajo është futur në një modus mbrojtje, dhe jo vetëm ajo, por edhe shumë të tjerë që ndihen të rrezikuar. Si mund ta bëjë? Me sulm, e bëri sot dhe do ta bëjë edhe në të ardhmen. Situata e zonjës është e tillë, ajo është një njeri që në këtë situatë, duke e prezumuar të pafajshme, çdo njeri me dy pare mend e kupton që ajo e ka shkelur ligjin rëndë penalisht dhe fundi i saj është ndëshkim penal. Në këtë situate ka vetëm një zgjidhje, si e si të mund të shantazojë dhe godasë prokurorë, gjyqtarë, të Apelit, Gjykatës së Lartë, Kushtetueses, KLGJ, KLP, kryeministrin. Kush ka shkelur ligjin e di fare mirë, është miza nën kësulë. Ajo nuk është vetëm, është një inxhinieri e tërë njerëzish që janë në të njëjtin hall. Ata edhe mund të kenë fabrikuar dosje për të korruptuar funksionarë të lartë, në drejtësi, Parlament, pushtet, në opozitë, për t’i përdorur për një ditë të keqe, dhe dita e keqe është kjo sot”, tha Alibeaj.
Hetimi europian: Rusia ndikoi (edhe) në Shqipëri/ Moska dhe Irani, ndërhyrje në rrjetet sociale 2026
IUSTITIA.BG – Investigations 2009-2026 2026-09-24 20:15:12
Lajmet e fundit, lajmet botërore dhe lajmet kombëtare me informacionet më të rëndësishme të ditës. Gjyqtari Petar Nizamov dhe Feathers Petar Nizamov ofrojnë analiza dhe hetime në Burgas dhe në të gjithë Bullgarinë. Lajmet e përditësuara mbi politikën, motin, koronavirusin, skandalet, gjykatat, prokuroritë dhe autoritetet lokale janë të disponueshme përmes televizionit, platformave online dhe rrjeteve sociale si Facebook, Instagram dhe YouTube. Avokatët, gjyqtarët dhe gjykatat trajtojnë çështje civile, penale, administrative dhe kushtetuese, duke garantuar procesin gjyqësor në Varna, Plovdiv, Sofje dhe Burgas. Faqet dhe portalet e lajmeve si Novinite, Bivol, Trud dhe Vesti BG ofrojnë mbulim të plotë 24-orësh, përfshirë lajmet më të komentuar dhe ekskluzive në Bullgari.
