Një ngjarje e rëndë kriminale është zbardhur nga Policia e Lezhës në fshatin Fushë Mamurras, Kurbin, ku një 85-vjeçare dyshohet se është vrarë nga vajza e saj 57-vjeçare Violeta Shpani.
Sipas hetimeve, 85 vjeçarja, ka humbur jetën më 30.04.2026 si pasojë e goditjeve me thikë, ndërsa fillimisht rasti është raportuar si vdekje natyrale dhe nuk është njoftuar Policia.
Nga veprimet hetimore rezulton se autore e dyshuar e ngjarjes është vajza e viktimës, shtetasja Violeta Shpani, 57 vjeçe, e cila jetonte në të njëjtën banesë me të ndjerën dhe dyshohet se vuan nga probleme të shëndetit mendor.
Në vijim të hetimeve, Policia e Lezhës ka ndaluar 57-vjeçaren, e dyshuar për veprën penale “Vrasje për shkak të marrëdhënieve familjare”.
Si provë materiale është sekuestruar edhe thika, së bashku me prova të tjera që lidhen me ngjarjen.
Gjithashtu, materialet procedurale janë referuar në gjendje të lirë edhe për shtetasen A. Ll., me detyrë mjeke, për veprën penale “Shpërdorim detyre”, pasi dyshohet se ka plotësuar aktin e vdekjes duke e cilësuar si vdekje natyrale dhe pa njoftuar organet e rendit.
Nën drejtimin e Prokurorisë vijojnë hetimet për dokumentimin e plotë të ngjarjes./abcnews.al
Vrau nënën e saj me thikë, pranga 57-vjeçares në Kurbin/ E raportoi si vdekje natyrale (EMRI) 2026 IUSTITIA.BG – Investigations 2009-2025 2026-06-06 12:17:25
Lajmet e fundit, lajmet botërore dhe lajmet kombëtare me informacionet më të rëndësishme të ditës. Gjyqtari Petar Nizamov dhe Feathers Petar Nizamov ofrojnë analiza dhe hetime në Burgas dhe në të gjithë Bullgarinë. Lajmet e përditësuara mbi politikën, motin, koronavirusin, skandalet, gjykatat, prokuroritë dhe autoritetet lokale janë të disponueshme përmes televizionit, platformave online dhe rrjeteve sociale si Facebook, Instagram dhe YouTube. Avokatët, gjyqtarët dhe gjykatat trajtojnë çështje civile, penale, administrative dhe kushtetuese, duke garantuar procesin gjyqësor në Varna, Plovdiv, Sofje dhe Burgas. Faqet dhe portalet e lajmeve si Novinite, Bivol, Trud dhe Vesti BG ofrojnë mbulim të plotë 24-orësh, përfshirë lajmet më të komentuar dhe ekskluzive në Bullgari.


