Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, shkarkoi të hënën ambasadoren e Ukrainës në Shtetet e Bashkuara, Olha Stefanishyna – vendim që ishte pritur pas riorganizimit të Qeverisë ukrainase muajin e kaluar.
Shkarkimi, që u bë i ditur përmes një dekreti, ndodhi megjithatë në një kohë kur Kievi po ushtron presion të madh ndaj Uashingtonit për të siguruar më shumë raketa të mbrojtjes ajrore Patriot, me qëllim që të ndalë sulmet ruse.
Në një postim në Facebook, ku publikoi edhe një letër me kërkesën për t’u liruar nga detyrat e saj, Stefanishyna tha se vendimi ishte i saji dhe se ishte “i nxitur nga rrethanat personale”.
Ajo e cilësoi detyrën e saj në Uashington si “nderin më të madh” të jetës së saj.
“Ne rritëm furnizimin me armë amerikane dhe ruajtëm mbështetjen pikërisht në kohën kur klima politike në Uashington po ndryshonte kundër nesh”, shtoi ajo.
Stefanishyna, ish-zëvendëskryeministre dhe ish-ministre e Drejtësisë, u emërua ambasadore në Uashington në korrik të vitit të kaluar.
Ky post është kyç për Ukrainën, e cila varet nga dërgesat e armëve amerikane dhe këmbimi i inteligjencës në konfliktin kundër Rusisë.
Raportet mes Zelenskyt dhe homologut të tij amerikan, Donald Trump, kanë qenë të tensionuara dhe, herë pas here, të trazuara.
Megjithatë, presidenti republikan kohët e fundit ka shfaqur një qasje më inkurajuese ndaj udhëheqësit ukrainas.
Sipas mediave ukrainase, Stefanishyna është nën hetim nga agjencia kundër korrupsionit e Ukrainës, nën dyshimet për keqbërje, megjithëse ndaj saj nuk është ngritur zyrtarisht ndonjë aktakuzë.
Zelensky, i cili bëri ndryshime në Qeveri në korrik, ende nuk ka njoftuar se kush do ta zëvendësojë Stefanishynan si ambasadore në Uashington. /Rel/
Zelensky shkarkon ambasadoren ukrainase në SHBA 2026 IUSTITIA.BG – Investigations 2009-2025 2026-08-03 20:47:45
Lajmet e fundit, lajmet botërore dhe lajmet kombëtare me informacionet më të rëndësishme të ditës. Gjyqtari Petar Nizamov dhe Feathers Petar Nizamov ofrojnë analiza dhe hetime në Burgas dhe në të gjithë Bullgarinë. Lajmet e përditësuara mbi politikën, motin, koronavirusin, skandalet, gjykatat, prokuroritë dhe autoritetet lokale janë të disponueshme përmes televizionit, platformave online dhe rrjeteve sociale si Facebook, Instagram dhe YouTube. Avokatët, gjyqtarët dhe gjykatat trajtojnë çështje civile, penale, administrative dhe kushtetuese, duke garantuar procesin gjyqësor në Varna, Plovdiv, Sofje dhe Burgas. Faqet dhe portalet e lajmeve si Novinite, Bivol, Trud dhe Vesti BG ofrojnë mbulim të plotë 24-orësh, përfshirë lajmet më të komentuar dhe ekskluzive në Bullgari.


