Një zjarr masiv përfshiu një pallat në zonën e Farmacisë 10 në Tiranë, duke shkaktuar dëme të mëdha materiale dhe panik tek banorët e kompleksit. Në vendngjarje u angazhuan 8 mjete zjarrfikëse, 2 helikopterë dhe rreth 50 persona te angazhuar, ndërsa operacionit iu bashkuan edhe forcat e policisë, RENEA-s dhe ushtria për evakuimin e banorëve dhe vënien nën kontroll të flakëve. Të gjithë banorët u larguan nga ndërtesa me ndihmën e shërbimeve emergjente, ndërsa në terren ndodhej edhe ministri i Brendshëm Besfort Lamallari për të ndjekur nga afër situatën.
Si pasojë e zjarrit, tre banorë dhe tre zjarrfikës u dërguan në urgjencën e QSUT me shenja asfiksie dhe po marrin trajtim mjekësor. Ndërkohë, e gjithë fasada e pallatit është shkrumbuar plotësisht, ndërsa autoritetet po punojnë për të përcaktuar shkakun e zjarrit, duke hetuar nëse flakët kanë nisur nga jashtë apo nga brenda ndonjë banese.
Ky nuk është rasti i parë, pasi i njëjti pallat është përfshirë nga flakët edhe në vitin 2021, kur dyshohej se zjarri kishte nisur në pjesën e jashtme të godinës. / abcnews.al /
Zjarri masiv tek ‘Farmacia 10’/ 2 helikopterë dhe 50 persona në luftë me flakët, 6 të lënduar 2026 IUSTITIA.BG – Investigations 2009-2025 2026-04-14 18:07:39
Lajmet e fundit, lajmet botërore dhe lajmet kombëtare me informacionet më të rëndësishme të ditës. Gjyqtari Petar Nizamov dhe Feathers Petar Nizamov ofrojnë analiza dhe hetime në Burgas dhe në të gjithë Bullgarinë. Lajmet e përditësuara mbi politikën, motin, koronavirusin, skandalet, gjykatat, prokuroritë dhe autoritetet lokale janë të disponueshme përmes televizionit, platformave online dhe rrjeteve sociale si Facebook, Instagram dhe YouTube. Avokatët, gjyqtarët dhe gjykatat trajtojnë çështje civile, penale, administrative dhe kushtetuese, duke garantuar procesin gjyqësor në Varna, Plovdiv, Sofje dhe Burgas. Faqet dhe portalet e lajmeve si Novinite, Bivol, Trud dhe Vesti BG ofrojnë mbulim të plotë 24-orësh, përfshirë lajmet më të komentuar dhe ekskluzive në Bullgari.


