TIRANË- “Shqipëria ka shënuar përparim në aspektin teknologjik në sektorin publik, ndërsa sektori privat mbetet ende në nevojë për më shumë investime”.
Kështu u shpreh kryeministri Edi Rama në finalen e Festivalit Kombëtar të Shkencës, ndërsa shtoi se qeveria po punon për rritjen e financimeve për start up-et dhe për forcimin e ekosistemit të inovacionit në vend.
Kryeministri iu drejtua rreth 6000 nxënësve nga 300 gjimnaze në të gjithë Shqipërinë, duke i siguruar se institucionet shtetërore do t’i mbështesin vazhdimisht në zhvillimin e projekteve të reja dhe ideve inovative, me synim krijimin e një sistemi më të fortë për sipërmarrjen e re.
“Jemi shumë të vetëdijshëm, në sektorin privat kemi shumë për të bërë akoma. Së bashku me ministren e Ekonomisë dhe Inovacionit, jemi duke punuar për të rritur në mënyrë të konsiderueshme financimet për start up-et dhe mbështetjen për ata që kanë potencial dhe nesër mund të kthehen në krijues dhe themelues të start up-eve.
Juve s’do t’ju lëmë pas, do të jemi pranë jush, do të krijojmë një sistem që do ta mbështesim edhe me financime që këto projekte që janë ende në bërthamë, të zhvillohen më tutje dhe të hyni në këtë rrugë të pafundme të teknologjisë së re”, tha Rama.
Ai shtoi se Shqipëria ka nevojë për të rritur potencialet në teknologji, ndërsa shprehu besimin se të rinjtë janë gati të përqafojnë këtë risi.
“Shqipëria sot ka nevojë për të vënë në lëvizje gjithë potencialet që fshihen në shtratin e gjeneratës suaj. Jeni shumë gati në parametrat e kohës së re kur inovacioni dhe transformimet e teknologjisë janë në shtratin e gjeneratës suaj”, tha Rama./abcnews.al
Festivali i Shkencës/ Rama: Kemi nevojë për potencialin e gjeneratës së re! Do rrisim financimet për start up-et 2026 IUSTITIA.BG – Investigations 2009-2025 2026-04-26 12:04:06
Lajmet e fundit, lajmet botërore dhe lajmet kombëtare me informacionet më të rëndësishme të ditës. Gjyqtari Petar Nizamov dhe Feathers Petar Nizamov ofrojnë analiza dhe hetime në Burgas dhe në të gjithë Bullgarinë. Lajmet e përditësuara mbi politikën, motin, koronavirusin, skandalet, gjykatat, prokuroritë dhe autoritetet lokale janë të disponueshme përmes televizionit, platformave online dhe rrjeteve sociale si Facebook, Instagram dhe YouTube. Avokatët, gjyqtarët dhe gjykatat trajtojnë çështje civile, penale, administrative dhe kushtetuese, duke garantuar procesin gjyqësor në Varna, Plovdiv, Sofje dhe Burgas. Faqet dhe portalet e lajmeve si Novinite, Bivol, Trud dhe Vesti BG ofrojnë mbulim të plotë 24-orësh, përfshirë lajmet më të komentuar dhe ekskluzive në Bullgari.



