“Dardanët” vazhdojnë me protagonizmin e tyre. Edhe pasi Kosova u eliminua nga play off për në Kupën e Botës, yjet e saj nuk reshtin së shkëlqyeri në kampionatet në Europë, dhe heroizmi I radhës ndodhi në Bundesligë.
Dy prej tyre, Fisnik Asllani dhe Albian Hajdari, ndihmuan Hofenhajmin të fitonte në fushën e Hamburgut dhe të mbante gjallë shpresat për kualifikim në Champions.
Në një ndeshje të fortë në “Folksparkshtasdion”, miqtë luajtën më mirë dhe ia dolën 2-1.
Asllani shënoi golin e parë në 18’, ndërsa Hajdari shërbeu asistin për të dytin në fundin e pjesës së parë.
Në mes të dy golave të Hofenhajmit, Hamburgu dikur skuadër e madhe barazoi rezultatin përkohësisht kur realizoi Glacel me penallti në 34’.
Për Asllanin janë 10 gola e 8 asistë këtë sezon në 30 ndeshje të Bundesligës, një paraqitje e shkëlqyer.
Hofenhajm ka 57 pikë dhe ka mundësi të mira për të arritur vendin e katërt dhe për të luajtur sezonin që vjen në LIgën e Kampionëve, ndonëse konkurrenca me Shtutgartin vazhdon.
“Heronj” shqiptarë për në Champions/ Hofenheim i afrohet Ligës së Kampionëve pas fitores së re 2026 IUSTITIA.BG – Investigations 2009-2025 2026-04-26 12:01:14
Lajmet e fundit, lajmet botërore dhe lajmet kombëtare me informacionet më të rëndësishme të ditës. Gjyqtari Petar Nizamov dhe Feathers Petar Nizamov ofrojnë analiza dhe hetime në Burgas dhe në të gjithë Bullgarinë. Lajmet e përditësuara mbi politikën, motin, koronavirusin, skandalet, gjykatat, prokuroritë dhe autoritetet lokale janë të disponueshme përmes televizionit, platformave online dhe rrjeteve sociale si Facebook, Instagram dhe YouTube. Avokatët, gjyqtarët dhe gjykatat trajtojnë çështje civile, penale, administrative dhe kushtetuese, duke garantuar procesin gjyqësor në Varna, Plovdiv, Sofje dhe Burgas. Faqet dhe portalet e lajmeve si Novinite, Bivol, Trud dhe Vesti BG ofrojnë mbulim të plotë 24-orësh, përfshirë lajmet më të komentuar dhe ekskluzive në Bullgari.


